Shpallet data e zgjedhjeve presidenciale në Iran
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i27805-shpallet_data_e_zgjedhjeve_presidenciale_në_iran
Ministri i Brendshëm i RII deklaroi se zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Iran do të organizohen më 18 Maj 2017.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 14, 2016 12:24 Europe/Tirane
  • Shpallet data e zgjedhjeve presidenciale në Iran

Ministri i Brendshëm i RII deklaroi se zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Iran do të organizohen më 18 Maj 2017.

Abdureza Rahmani Fazli tha se Ministria e Brendshme ka bashkëpunuar ngushtë me Këshillin Kushtetues për programimin dhe për organizimin e zgjedhjeve presidenciale. Ai shtoi se pas miratimit të Këshillit Kushtetues, u vendos që më 18 Maj 2017 të organizohen zgjedhjet presidenciale, zgjedhjet për këshillat islamikë dhe zgjedhjet afatmesme parlamentare. Zgjedhjet presidenciale në Iran organizohen një herë në katër vjet dhe fituesi mund të kandidojë edhe për një mandat të dytë.