Ministri i Jashtëm i Iranit mbërriti në Meksikë
Shtator 14, 2016 13:55 Europe/Tirane
Ministri i Punëve të Jashtme të RII mbërriti sot në Mexico City ku do të takohet me homologun e tij meksikan me të cilin do të diskutojë mbi rrugët e zgjerimit të marrëdhënieve mes Iranit dhe Meksikës.
Pas ndalesës së shkurtër në Meksikë, z.Muhamed Xhevad Zarif do të shkojë në Venezuelë ku do të marrë pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Lëvizjes së Vendeve të Paangazhuara (NAM). Takimi i krerëve të vendeve të kësaj organizate do të zhvillohet më 17 dhe 18 Shtator në ishullin Margarita në Venezuelë dhe në këtë takim do të marrë pjesë edhe presidenti i RII dr. Hasan Ruhani, i cili do t'i dorëzojë Venezuelës kryesinë e radhës së Lëvizjes së Vendeve të Paangazhuara.
Tags