E ardhmja e Sirisë duhet të përcaktohet në një klimë paqe
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i27826-e_ardhmja_e_sirisë_duhet_të_përcaktohet_në_një_klimë_paqe
Zv/ministri i Jashtëm i RII u takua sot në Moskë me zv/ministrin e jashtëm të Rusisë me të cilin diskutoi mbi zhvillimet më të fundit në Siri, Irak, Libi, Bahrejn dhe Jemen.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Shtator 14, 2016 15:36 Europe/Tirane
  • E ardhmja e Sirisë duhet të përcaktohet në një klimë paqe

Zv/ministri i Jashtëm i RII u takua sot në Moskë me zv/ministrin e jashtëm të Rusisë me të cilin diskutoi mbi zhvillimet më të fundit në Siri, Irak, Libi, Bahrejn dhe Jemen.

Husein Xhaberi Ansari, zv/ministër i Jashtëm i Iranit në takimin me homologun e tij rus Mikail Bogdanov, deklaroi se në kuadër të marrëveshjes së armëpushimit duhet të ndiqet edhe procesi i negociatave për zgjidhjen paqësore të krizës në Siri. Të dy funksionarët theksuan se e ardhmja e Sirisë duhet të përcaktohet në një klimë paqe, larg dhunës dhe pa ndërhyrjen e fuqive të huaja. Dy zv/ministrat e Jashtëm kërkuan përshpejtimin e dërgimit të ndihmave humanitare në Siri e në vecanti në rajonet Alepo, Foe dhe Kofria ku situata humanitare është më tragjike. Ansari dhe Bogdanov diskutuan edhe për agresionin 18 mujor të Arabisë Saudite kundër Jemenit si dhe për krizat në Irak, Libi dhe Bahrejn.