Kampioni iranian habit botën
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i27841-kampioni_iranian_habit_botën
Siamend Rahman, peshëngritësi iranian i peshave super të rënda arriti të fitojë medaljen e artë në lojërat paraolimpike të Rios duke vendosur edhe rekord të ri botëror.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 15, 2016 01:59 Europe/Tirane
  • Kampioni iranian habit botën

Siamend Rahman, peshëngritësi iranian i peshave super të rënda arriti të fitojë medaljen e artë në lojërat paraolimpike të Rios duke vendosur edhe rekord të ri botëror.

Në ditën e fundit të garave të peshëngritjes, Siamend Rahman në raundin e parë ngriti 270 kg duke vendosur rekord të ri botëror dhe duke siguruar medaljen e artë në lojërat paraolimpike të Rios. Në raundin e dytë, peshëngritësi më i mirë në botë ngriti peshën 300 kg duke shkaktuar habinë dhe entuziazmin e të gjithëve. Por Siamend Rahman e vazhdoi garën duke ngritur peshat 305 dhe 310 kg duke thyer katër herë rekordin e tij dhe duke marrë medaljen e gjashtë të artë të ekipit paraolimpik të Iranit në Rio-2016.