Salehi merr pjesë në takimin vjetor të ''Komunitetit ndërkombëtar bërthamor''
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i27940-salehi_merr_pjesë_në_takimin_vjetor_të_''komunitetit_ndërkombëtar_bërthamor''
Kryetari i Agjencisë së Energjisë Atomike të Iranit ka mbërritur në Londër ku do të marrë pjesë në takimin vjetor të ''Komunitetit ndërkombëtar bërthamor''.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Shtator 15, 2016 15:31 Europe/Tirane
  • Salehi merr pjesë në takimin vjetor të ''Komunitetit ndërkombëtar bërthamor''

Kryetari i Agjencisë së Energjisë Atomike të Iranit ka mbërritur në Londër ku do të marrë pjesë në takimin vjetor të ''Komunitetit ndërkombëtar bërthamor''.

Ali Akbar Salehi, kryetar i Agjencisë së Energjisë Atomike të Iranit, gjatë qëndrimit në Londër do të takohet edhe me ministrin e Jashtëm britanik Philip Hammond dhe do të vizitojë disa objekte bërthamore në Angli. Në takimin vjetor të ''Komunitetit ndërkombëtar bërthamor'' që do të zgjasë tre ditë, marrin pjesë drejtues dhe specialistë të çështjeve bërthamore nga 35 shtete të botës. 85 % e pjesëmarrësve në këtë takim të rëndësishëm janë përfaqësues të 240 kompanive aktive në sektorin e energjisë bërthamore. Kryetari i Agjencisë së Energjisë Atomike të Iranit para vizitës në Londër, vizitoi Brukselin ku u takua me funksionarë të lartë të Belgjikës dhe me komisionerin e BE për energjinë, me të cilët diskutoi mbi të ardhmen e bashkëpunimit Iran-BE në sektorin e energjisë paqësore bërthamore.