Rritje 15 % e eksportit të naftës së Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i28036-rritje_15_e_eksportit_të_naftës_së_iranit
Eksporti i naftës së Iranit në muajin Gusht 2016 u rrit me 15 % dhe arriti në mbi 2 milionë fuçi në ditë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shtator 16, 2016 19:14 Europe/Tirane
  • Rritje 15 % e eksportit të naftës së Iranit

Eksporti i naftës së Iranit në muajin Gusht 2016 u rrit me 15 % dhe arriti në mbi 2 milionë fuçi në ditë.

Sipas statistikave të Ministrisë së Naftës së RII, aktualisht Irani eksporton 2,11 milionë fuçi naftë në ditë. Arsyeja e rritjes së eksportit të naftës së Iranit ka qenë shtimi i kërkesës së Indisë për naftën bruto iraniane si dhe rritja për 48 % e importit të naftës iraniane nga vendet europiane. Që prej heqjes së sanksioneve, Irani e ka dyfishuar prodhimin e naftës dhe në muajin Shtator 2016 ka prodhuar 3,8 milionë fuçi naftë në ditë. Klientët më të mëdhenj të naftës iraniane janë Kina, India, Japonia, Korea e Jugut dhe BE.