Bashkëpunimi i Iranit dhe Komitetit Botëror Bërthamor
Sekretarja e përgjithshme e Komitetit Botëror Bërthamor ka deklaruar gatishmërinë e këtij komiteti për zgjerimin e bashkëpunimit dhe lehtësimin e kushteve për bashkëpunimin e anëtarëve të këtij komiteti me Iranin.
Agenta Raisen, sekretarja e përgjithshme e Komitetit Botëror Bërthamor, të premten në mbrëmje gjatë takimit vjetor të profesional të këtij komiteti në Londër gjatë një intervistë për agjencinë shtetërore iraniane të lajmeve, tha: "Tani kur janë krijuar rrethanat për praninë e Iranit në këtë komitet, shumë anëtarë janë të entuziazmuar. Kryetari Agjencisë për Energji Atomike të Iranit në fjalën e tij në takimin vjetor të këtij komiteti paraqiti qasjet dhe programet atomike të Iranit duke treguar se në Iran si shfrytëzohet energjia atomike për qëllime paqësore dhe për zbatimin e programeve zhvillimore". Znj. Agenta Raisen gjithashtu bëri të ditur marrëveshjen për bashkëpunim të dy universiteteve iraniane me universitetin virtual të Komitetit Botëror Bërthamor dhe tha: Ky veprim mund të ndihmojë në masë të madhe zhvillimin e shkencës atomike dhe shfrytëzimin e saj në fusha të ndryshme. Sekretarja e përgjithshme e Komitetit Botëror Bërthamor theksoi: "Irani duke shfrytëzuar rastin e pranisë në Komitetit Botëror Bërthamor dhe vendosjen e marrëdhënieve me anëtarët dhe zbatimin e projekteve të përbashkëta, mund të bëjë hapa të mëdha në zhvillimin e teknologjisë atomike të Iranit, si dhe të shfrytëzojë eksperiencat e vendeve të tjera anëtare në këtë fushë".