Misione të largëta të dronëve të ushtrisë iraniane
Komandanti i forcave tokësore të ushtrisë së Iranit deklaroi se dronët e ushtrisë iraniane po kryejnë me sukses misione në rajone të ndryshme të Iranit dhe po mbikëqyrin pa ndërprerje kufijtë e Republikës Islamike.
Gjeneral Ahmed Reza Purdestan, komandant i forcave tokësore të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit, duke folur në një takim me komandantë të forcave tokësore tha se industria ushtarake e Iranit duke prodhuar dronë të ndryshëm identifikues e bombardues e ka renditur Iranin në mesin e vendeve të para në botë për posedimin e dronëve ushtarake. Ai shtoi se dronët identifikues dhe bombardues të forcave tokësore të ushtrisë iraniane për asnjë çast nuk e kanë ndalur ruajtjen e kufijve të RII dhe kanë kryer me sukses misione të largëta e të komplikuara. Komandanti i forcave tokësore të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit tha se armiqtë po përdorin metoda dhe kërcënime të ndryshme për të ndalur progresin e Iranit, por forcat tokësore të ushtrisë iraniane duke ruajtur dhe ngritur gatishmërinë luftarake, janë të gatshme të përballen me këto kërcënime. Gjeneral Purdestan tha se misioni kryesor i forcave tokësore të ushtrisë është mbrojtja e kufijve të Iranit dhe në realizimin me sukses të këtij misioni një rol të rëndësishëm luan industria e prodhimit të dronëve.