Humb jetën sportisti iranian në lojërat paraolimpike në Rio
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i28231-humb_jetën_sportisti_iranian_në_lojërat_paraolimpike_në_rio
Çiklisti iranian Bahman Golbar Nezhad, i cili pësoi aksident gjatë garave të çiklizmit në lojërat paraolimpike në Rio, vdiq në spital si pasojë e plagëve të rënda duke shkaktuar zi dhe hidhërim të thellë tek karvani sportiv i Iranit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 18, 2016 03:31 Europe/Tirane
  • Humb jetën sportisti iranian në lojërat paraolimpike në Rio

Çiklisti iranian Bahman Golbar Nezhad, i cili pësoi aksident gjatë garave të çiklizmit në lojërat paraolimpike në Rio, vdiq në spital si pasojë e plagëve të rënda duke shkaktuar zi dhe hidhërim të thellë tek karvani sportiv i Iranit.

Si pasojë e aksidentit, ky çiklist kampion iranian pësoi dëmtime të rënda në qafë dhe megjithëse u dërgua me urgjencë në spital, vdiq gjatë operacionit si pasojë e një ataku në zemër. Për nder të tij, ceremonia përmbyllëse e lojërave paraolimpike në Rio do të fillojë me një minutë heshtje, ndërsa flamuri olimpik dhe flamuri iranian do të qëndrojë në gjysmë shtize. Filip Krion, kryetar i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar në lidhje me këtë ngjarje të hidhur, theksoi: ''Zemrat tona u thyen nga ky lajm i hidhur dhe shpreh solidaritetin me familjen, të afërmit dhe me Komitetin Olimpik të Iranit.''Bahman Golbar Nezhad kishte fituar 12 medalje ari dhe 1 argjendi në garat ndërkombëtare. Ai në moshën 20 vjeçare shkoi në frontin e rezistencës ndaj agresionit të regjimit të Sadamit kundër Iranit dhe kishte humbur këmbën e majtë si pasojë e shpërthimit të një mine.