Reagimi i Iranit ndaj pretendimeve të Arabisë Saudite
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i28234-reagimi_i_iranit_ndaj_pretendimeve_të_arabisë_saudite
Përfaqësia e përhershme e Republikës Islamike të Iranit në OKB ka hedhur poshtë në mënyrë të prerë pretendimet e regjimit Al Saud për dërgimin e armëve nga Irani në Jemen.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 18, 2016 03:34 Europe/Tirane
  • Reagimi i Iranit ndaj pretendimeve të Arabisë Saudite

Përfaqësia e përhershme e Republikës Islamike të Iranit në OKB ka hedhur poshtë në mënyrë të prerë pretendimet e regjimit Al Saud për dërgimin e armëve nga Irani në Jemen.

Në deklaratën e përfaqësisë së RII në OKB që u publikua të shtunën, janë hedhur poshtë dhe refuzuar pretendimet e regjimit Al Saud të Arabisë Saudite i cili ka akuzuar Iranin për dërgimin e armëve në Jemen dhe për shkeljen e rezolutës 2216 të KS të OKB. Përfaqësia e Iranit në OKB ka theksuar pretendime të tilla janë gënjeshtra dhe bëhen nga Riadi për të mbuluar krimet saudit në Jemen. Arabia Saudite ka më shumë se një vite e gjysmë që ka filluar një luftë të gjerë dhe të pabarabartë të palogjikshme kundër popullit të Jemenit dhe gjatë këtij agresioni ka kryer krime të pamohueshme kundër popullatës civile të Jemenit duke vra fëmijë, gra dhe persona të moshuar të pambrojtur. Është për tu çuditur se Arabia Saudite gjatë luftës kundër popullit jemenas ka blerë me dhjetëra miliardë dollar armë të cilat po i përdor kundër popullit civilë të këtij vendi, ndërsa po paraqet ankesë në KS të OKB kundër përdorimit të armëve në Jemen. Republika Islamike e Iranit nuk beson në opsionin ushtarak për zgjidhjen e krizës në Jemen dhe gjithnjë ka kërkuar tu jepet fund luftimeve dhe të zgjidhen mosmarrëveshjet me mjete politike dhe paqësore në Jemen.