Husein Xhaberi Ansari viziton Sirinë
Sekretari për çështje arabe dhe afrikane në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Iranit të hënën (sot) shkon për një vizitë në Siri për tu takuar me funksionarët e lartë të Sirisë.
Agjencia Tasnim e lajmeve njoftoi se Husein Xhaberi Ansari, sekretari për çështje arabe dhe afrikane në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Iranit, të hënën shkon në Siri për të marrë pjesë në takimin e raundit të dytë të komitetit të përbashkët politike të Iranit dhe Sirisë. Xhaberi Ansari gjatë kësaj vizite do të takohet me presidentin e Sirisë dhe me funksionarët e lartë të tjerë të këtij vendi dhe do të bisedojë rreth zhvillimeve më të fundit në Siri dhe zgjidhjes së krizës aktuale në këtë vend nëpërmjet dialogut politik. Xhaberi Ansari do të takohet edhe me liderët e koalicionit të grupeve palestineze me të cilët do të bisedojë rreth zhvillimeve më të fundit në Palestinë dhe rreth rrugëve për forcimin e Intifadës së popullit palestinez përballë regjimit okupator sionist.