Karvani iranian përfundon lojërat para olimpike Rio 2016 me 24 medalje
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i28351-karvani_iranian_përfundon_lojërat_para_olimpike_rio_2016_me_24_medalje
Karvani para olimpik i Iranit ka fituar vendin e 15-të tabelën e ndarjes së medaljeve dhe përfundoi programin e tij në lojërat para olimpike Rio 2016.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 19, 2016 03:26 Europe/Tirane
  • Karvani iranian përfundon lojërat para olimpike Rio 2016 me 24 medalje

Karvani para olimpik i Iranit ka fituar vendin e 15-të tabelën e ndarjes së medaljeve dhe përfundoi programin e tij në lojërat para olimpike Rio 2016.

Sportistët iranianë gjatë këtyre lojërave kanë fituar 8 medalje të arta, 9 të argjendta dhe 7 të bronzta dhe janë pozicionuar në vendin e 15 në tabelën e shpërndarjeve të medaljeve në lojërat para olimpike Rio 2016. Paraqitja e shkëlqyeshme e Sejamand Rahman dhe thyerja e rekordit botëror duke ngritur peshën 310 kg dhe shpallja kampion e ekipit të volejbollit ulur, si dhe marrja e medaljes së argjendtë nga ekipet e futbollit shtatë dhe pesë lojtarësh, janë prej sukseseve të rëndësishme që arritën sportistët iranianë në lojërat para olimpike Rio 2016. Marrja e dy medaljeve të arta nga Sare Xhavanmardi dhe Zahra Ne'mati ishin sukseset e tjera të rëndësishme të sportistëve iranianë në lojërat para olimpike 2016. Në ditën e fundit të lojërave para olimpike Rio 2016 në Brazil në takimin e finales së volejbollit të ulur, ekipi iranian fitoi kundër ekipit të Bosnjës dhe Hercegovinës. Përveç kësaj, ky sesion i lojërave para olimpike është shoqëruar edhe me një ngjarje shumë pikëlluese do të thotë vdekja e Bahman Golbarnezhadh, përfaqësuesi i vetëm i Iranit në çiklizëm i cili gjatë këtyre lojërave pësoi aksident dhe humbi jetën. Në tabelën e shpërndarjes së medaljeve, Kina zuri vendin e parë me 107 medalje të arta, 61 medalje të argjendta dhe 51 të bronzta, Anglia zuri vendin e dytë ndërsa vendin e tretë e zuri Ukraina.