Xhaberi Ansari takohet me presidentin Bashar Asad në Damask
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i28375-xhaberi_ansari_takohet_me_presidentin_bashar_asad_në_damask
Shefi i departamentit për çështjet arabe dhe afrikane në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Iranit, gjatë vizitës së tij në Damask është takuar me Bashar Asad presidentin e Sirisë.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Shtator 19, 2016 07:23 Europe/Tirane
  • Xhaberi Ansari takohet me presidentin Bashar Asad në Damask

Shefi i departamentit për çështjet arabe dhe afrikane në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Iranit, gjatë vizitës së tij në Damask është takuar me Bashar Asad presidentin e Sirisë.

Sipas një njoftimi të agjencisë ISNA të lajmeve, takimi u krye në prani të Muhamedreza Shejbani ambasador i Republikës Islamike të Iranit në Siri dhe në të është diskutuar për çështje dypalëshe dhe mbi zhvillimet më të fundit të krizës në Siri. Xhaberi Ansari gjatë vizitës së tij dyditore në Siri do të takohet me kryeministrin dhe me ministrin e jashtëm me të cilët do të diskutojë për rrugët e ndihmës në përballje me terrorizmin dhe për t’i dhënë fund krizës aktuale në vend nëpërmjet dialogut politik. Gjithashtu z. Ansari do të marrë pjesë në takimin e parë të komitetit të përbashkët politik Iran-Siri. Ai përveç kësaj do të takohet me krerët e grupeve palestineze me të cilët do të diskutojë për forcimin e intifadës së popullit palestinez përballë pushtuesve sionistë.