Reagimi i Iranit ndaj deklaratës së Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit Persik
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i28408-reagimi_i_iranit_ndaj_deklaratës_së_këshillit_për_bashkëpunim_të_gjirit_persik
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, deklaratën kundër Iranit të Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit Persik (KBGJP) e quajti spekulime të lidhjes së vehabizmit me veprimet terroriste.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shtator 19, 2016 15:58 Europe/Tirane
  • Reagimi i Iranit ndaj deklaratës së Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit Persik

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, deklaratën kundër Iranit të Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit Persik (KBGJP) e quajti spekulime të lidhjes së vehabizmit me veprimet terroriste.

Agjencia IRNA e lajmeve njoftoi se Bahram Ghasami, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, të hënën i quajti të përsëritshme dhe të pabaza akuzat e deklaratës së KBGJP kundër Iranit dhe tha: "Kjo deklaratë është lëshuar në kuadër të spekulimeve të vehabizmit dhe përkrahësve zyrtar të tij me veprimet terroriste në dy dekadat e fundit. Imponimi i qëndrimeve qëllimkëqija dhe të një anshme politike nga ana e një anëtari me plotë pretendim të KBGJP në takimet e kufizuara dhe të mbyllura diplomatike, është një taktikë e dështuar dhe pa kredibilitet. Sauditët me lëvizje dhe veprime të tilla nuk mund të ikin nga përgjegjësia për vrasjen e mijëra vizitorëve të "Shtëpisë së Zotit". Vlen të theksohet se Këshilli për Bashkëpunim i Gjirit Persik në takimin e tij të fundit në Nju Jork i cili u zhvilluar në zyrën e përfaqësisë së Arabisë Saudite në OKB, ka akuzuar Iranin se po e bënë politike çështjen e Haxhit.