Irani dëshiron armëpushim të qëndrueshëm në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i28441-irani_dëshiron_armëpushim_të_qëndrueshëm_në_siri
Zv/ministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se Teherani përkrah cdo armëpushim serioz që do t'i japë fund krizës në Siri.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Shtator 19, 2016 15:25 Europe/Tirane
  • Irani dëshiron armëpushim të qëndrueshëm në Siri

Zv/ministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se Teherani përkrah cdo armëpushim serioz që do t'i japë fund krizës në Siri.

Husein Xhaberi Ansari, zv/ministër i Jashtëm i Iranit, pas takimeve të zhvilluara në Damask me presidentin sirian Bashar Asad, me kryeministrin sirian si dhe me ministrin e Jashtëm të Sirisë, deklaroi para gazetarëve se në planet e ndryshme të propozuara nga Irani për zgjidhjen e krizës siriane, Teherani gjithmonë ka theksuar në vendosjen e armëpushimit të vazhdueshëm të shoqëruar me negociatat mes qeverisë dhe opozitës në Siri. Duke theksuar se armëpushimi nuk duhet të shfrytëzohet nga grupet terroriste për tu fuqizuar dhe riorganizuar, Ansari shtoi se armëpushimi serioz duhet të krijojë kushtet për zhdukjen e terrorizmit dhe ekstremizmit dhe për dhënien fund të krizës humanitare në Siri. Zv/ministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit tha se terrorizmi, ekstremizmi, pasiguria dhe destabiliteti nuk kërcënojnë vetëm Sirinë, por edhe vendet e tjera të rajonit e të botës, të cilat duhet të bashkëpunojnë në luftën kundër këtyre fenomeneve.