Respektimi i sovranitetit të vendeve, nevojë e luftës kundër terrorizmit
Sekretari për çështje arabe dhe afrikane në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Iranit deklaroi se lufta kundër terrorizmit në çdo vend që zhvillohet duhet të shoqërohet me respektimin e ligjeve ndërkombëtare dhe respektimin e integritetit territorial të atij vendi.
Sadegh Husein Xhabari Ansari gjatë vizitës së tij në Damask, deklaroi: "Lufta efikase dhe serioze me terrorizmin duhet të zhvillohet në bazë ligjeve ndërkombëtare dhe duke respektuar integritetin territorial dhe pavarësinë e të gjitha vendeve. Xhaberi Ansari theksoi se hyrja në territorin e një vendi pa koordinim me autoritete përkatëse, me qëllim të luftës kundër terrorizmit shton problemet dhe forcën terrorizmin dhe ekstremizmin. Ky veprim edhe nëse mund të ketë rezultat pozitiv në një periudhë afatshkurte, do të ketë rezultate të kundërta në një periudhë afatmesme dhe afatgjate. Vlen të theksohet se sekretari për çështje arabe dhe afrikane në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Iranit gjatë vizitës në Siri është takuar dhe me presidentin sirian, kryeministrin, me ministrin e punëve të jashtme dhe me zv/ministrin e punëve të jashtme të Sirisë ku ka diskutuar në lidhje me zhvillimet në Siri, në rajon dhe bashkëpunimet bilaterale.