Rilindja e "Rrugës së Mëndafshit" sfidon terrorizmin dhe ekstremizmin
Ministri i Kulturës dhe Edukimit Islamik të RII deklaroi se Rilindja e "Rrugës së Mëndafshit" do të forcojë marrëdhëniet kulturore, ekonomike dhe tregtare mes popujve dhe do të jetë një sfidë e fuqishme ndaj terrorizmit dhe ekstremizmit.
Duke folur në ekspozitën kulturore ndërkombëtare "Rruga e Mëndafshit" që po zhvillohet në qytetin Don Huang të Kinës, z. Ali Xhanati theksoi se paqja dhe siguria në botë nuk arrihet me forcën e armëve, por duke forcuar lidhjet miqësore, kulturore, ekonomike dhe tregtare mes popujve dhe me mobilizimin e të gjitha shteteve në luftën serioze dhe pa kompromis kundër ideve ekstremiste. Ministri i Kulturës dhe Edukimit Islamik të RII tha se Irani si një nga vendet më të mëdha e më të vjetra të "Rrugës së Mëndafshit" do të jetë një partner i mirë i Kinës dhe i të gjitha vendeve që respektojnë normat ndërkombëtare dhe principin e respektit reciprok.