Veprimet e Iranit në Siri janë në koordinim me këtë vend
Sekretari për çështje arabe dhe afrikane në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Iranit deklaroi se çfarëdo lloj operacionesh të njëanshme dhe pa koordinim me qeverinë e Sirisë, edhe nëse kanë rezultate pozitive në një periudhë afatshkurte, do të kenë rezultate shumë negative në periudhë afatmesme dhe afatgjate.
Agjenci IRNA e lajmeve njoftoi se Husein Xhaberi Ansari të martën në një konferencë për shtyp në Damask të Sirisë, theksoi se veprimet e Iranit në Siri kryhen në koordinim me qeverinë e këtij vendi sepse çfarëdo lloj veprimi që bëhet në Siri pa koordinimin me qeverinë dhe autoritetet përkatëse të këtij vendi, është i papranueshëm dhe padyshim se do të ketë rezultate negative. Ai shtoi: "Nuk mund të flitet për armëpushim dhe në anën tjetër të përkrahet terrorizmi. Ajo çfarë ka ndodhur ditë më parë në Dejrul-Zur në perëndim të Sirisë, ka krijuar pyetje serioze në lidhje me qëllimet dhe politikat e Amerikës. Ajo ngjarje nuk ishte rezultat i një rastësie, por shenjë që tregon lojën me letrën e terrorizmit. Disa akterë janë kundër çfarëdo lloj armëpushimi për arsye se politikat e tyre bazohen në vazhdimin e krizës në Siri. Ruajtja e unitetit të Sirisë është përgjegjësie e sirianëve më tepër se e çdo kujt tjetër, deri në kohën kur sirianët të kenë vullnet të plotë, asnjë faktor nuk mund ta kërcënojë integritetin territorial të këtij vendi. Prandaj, shpresojmë se populli, qeveria dhe grupet politike dhe shoqërore të Sirisë duke ndjekur politika të drejta, të krijojnë rrethanat për t'i dhënë fund krizës së këtij vendi",- tha ndër të tjera z. Husein Xhaberi Ansari, Sekretari për çështje arabe dhe afrikane në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Iranit.