Diplomacia e Ruhani në Nju Jork, zbatimi i marrëveshjes bërthamore
(last modified Thu, 22 Sep 2016 06:13:44 GMT )
Shtator 22, 2016 08:13 Europe/Tirane
  • Diplomacia e Ruhani në Nju Jork, zbatimi i marrëveshjes bërthamore

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në ditët e para të qëndrimit të tij në nju Jork, ku ka shkuar për të mbajtur një fjalim në AP të OKB, ka shfrytëzuar rastin për tu takuar dhe biseduar me krerët e vendeve evropiane.

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit ka shkuar në Nju Jork ditën e martë me një axhendë të ngjeshur diplomatike. Në takimet që ai pati me krerët e Francës, Anglisë dhe Italisë në Nju Jork, Hasan Ruhani u përqendrua në zbatimin e plotë të programit të përbashkët të veprimit sipas marrëveshjes bërthamore. Presidentët e RII dhe të Francës kërkuan zbatimin e përpiktë dhe të plotë të pikave të marrëveshjes bërthamore mes Iranit dhe grupit G 5+1. Dr. Hasan Ruhani, president i Republikës Islamike të Iranit u takua në Nju Jork me presidentin francez François Hollande ku theksoi: “Nuk duhet lejuar që të dobësohen arritjen e marrëveshjes bërthamore, prandaj rikujtojmë se të gjitha palët duhet të zbatojnë me përpikmëri të gjitha pikat e kësaj marrëveshjeje.” “Është e papranueshme që një vend duke krijuar pengesa në rrugën e zbatimit të marrëveshjes bërthamore, t’u imponojë vendeve të tjera kërkesat e tij”-theksoi Ruhani duke shtuar: “ Pas periudhës së gjatë të bisedimeve bërthamore, popujt, kompanitë dhe rajoni duhet të shijojnë rezultatet e marrëveshjes bërthamore dhe në këtë drejtim, liderët evropianë duhet të sigurojnë dhe të garantojnë bankat dhe kompanitë e sigurimeve për bashkëpunimin me Iranin.” Pas vënies në zbatim të marrëveshjes bërthamore, vendet evropiane bënë shumë përpjeke për të forcuar lidhjet e tyre ekonomike me Iranin. Për këtë menjëherë pas zbatimit të kësaj marrëveshjeje, shumë funksionarë shteti dhe afaristë apo përfaqësues të kompanive të ndryshme të Evropës kanë vizituar Iranin. Presidenti Ruhani foli mbi zhvillimet pozitive ekonomike pas zbatimit të marrëveshjes bërthamore dhe tha se deri në atë kohë kur të mos zgjidhen disa probleme teknike bankare dhe në fushën e siguracioneve, nuk mund të thuhet se pala tjetër ka zbatuar plotësisht angazhimet e saj dhe në këtë mes qeveritë evropiane duhet tu japin garanci bankave të mëdha që të bashkëpunojnë me Iranin dhe Londra ka një rol të rëndësishëm në këtë sektor. Hasan Ruhani presidenti i Republikës Islamike të Iranit u takua me kryeministren e Anglisë Theresa May ku tha: Irani ka zbatuar plotësisht angazhimet e tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe do të vazhdojë të zbatojë këto angazhime derisa e njëjta gjë të bëhet edhe nga pala tjetër.  Sa i përket zbatimit të marrëveshjes bërthamore, presidenti Hasan Ruhani tha: Palët duhet të respektojnë plotësisht marrëveshjen dhe forcimi i saj mund të shtojë akoma më shumë paqen dhe stabilitetin në rajon. Vetëm në ditët e para të zbatimit të marrëveshjes bërthamore, presidenti Hasan Ruhani ka zhvilluar vizita në Itali dhe në Francë ku ka nënshkruar marrëveshje me kompanitë italiane dhe franceze dhe kjo tregon vullnetin e Iranit për të shfrytëzuar sa më mirë ambientin e krijuar pas marrëveshjes bërthamore. Ky ambient është mirëpritur edhe nga vendet evropiane të cilat nga ana e tyre janë angazhuar të krijojnë kushtet e favorshme të bashkëpunimit me Iranin.

 

Tags