Zëvendësi i Merkel viziton Teheranin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i28720-zëvendësi_i_merkel_viziton_teheranin
Ministri i ekonomisë, njëkohësisht zëvendës i kancelares së Gjermanisë, pas dy javësh do të zhvillojë një vizitë në Teheran për tu takuar me funksionarët e Republikës Islamike të Iranit dhe afaristë iranianë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 22, 2016 08:03 Europe/Tirane
  • Zëvendësi i Merkel viziton Teheranin

Ministri i ekonomisë, njëkohësisht zëvendës i kancelares së Gjermanisë, pas dy javësh do të zhvillojë një vizitë në Teheran për tu takuar me funksionarët e Republikës Islamike të Iranit dhe afaristë iranianë.

Një prej zëdhënësve të ministrisë së ekonomisë së Francës ka thënë së Zigmar Gabriel, së shpejti do të zhvillojë një vizitë në Republikën Islamike të Iranit. Vizita pritet të bëhet nga data 2-4 tetor dhe ka për qëllim takimin me funksionarët e shtetit dhe afaristë iranianë. Që nga koha e nënshkrimit të marrëveshjes mes Iranit dhe grupit 5+1, kjo është vizita e dytë që Gabriel kryen në Teheran. Zëvendësi i kancelares gjermane, mbështet zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare të Gjermanisë me Iranin. Përpara sanksioneve të vendosura për shkak të programit bërthamor të Iranit, Gjermania ka qenë një prej partnerëve kryesorë ekonomik të Iranit në Evropë.