Hejdar Ebadi: Eliminimi i terrorizmit varet tek bashkëpunimi botëror
(last modified Fri, 23 Sep 2016 09:44:42 GMT )
Shtator 23, 2016 11:44 Europe/Tirane
  • Hejdar Ebadi: Eliminimi i terrorizmit varet tek bashkëpunimi botëror

Terrorizmi kërcënon popujt dhe vendet e ndryshme dhe për këtë është e nevojshme një bashkëpunim serioz botëror.

Kështu deklaroi Hejdar Ebadi kryeministër i Irakut. Ai gjatë fjalimit në AP të OKB tha: “ Për eliminimin e terrorizmit, zhdukjen e burimeve ideologjike dhe financiare të terrorizmit dhe shkatërrimin e qendrave të thithjes së terroristëve, është i nevojshëm një bashkëpunim serioz, pasi në rast të kundërt rreziku i përhapjes së terrorizmit dhe i zgjerimit të valës së emigrantëve do të vazhdojë. ISIS përpara se të jetë armiku i jo myslimanëve është armiku real i myslimanëve pasi ky grup ka vrarë më mijëra myslimanë dhe ka shkatërruar shumë vende arabe dhe islamike dhe pas kësaj aktet e tij kriminale dhe makabër i ka shtrirë në kryeqytetet e vendeve të tjera të botës. ISIS në Francë, belgjikë, Gjermani,  Amerikë, Rusi dhe vende të tjera ka marrë jetën e civilëve dhe në luftën kundër terrorizmit për të shkatërruar këtë grup terrorist nuk ka rrugë tjetër përveç bashkëpunimit”. Ndër të tjera kryeministri Irakut nga Bashkësia Ndërkombëtare kërkoi të ndihmojë më shumë irakianët e shpërngulur dhe nga Turqia kërkoi të largojë trupat e saj nga veriu i Irakut.

Tags