Presidenti iranian largohet nga Nju Jorku në drejtim të Teheranit
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit pas fjalimit të tij në sesionin e 71-të të AP të OKB dhe pas 13 takimesh me krerët e vendeve evropiane dhe aziatike, u largua nga Nju Jorku në drejtim të Teheranit.
Gjatë qëndrimit në Nju Jork, presidenti Hasan Ruhani u takua me presidentët e Francës, Zvicrës, Sllovenisë, Turqisë, Bullgarisë, kryeministrin e Italisë, Anglisë, Norvegjisë, Suedisë, Irakut, Pakistani, Japonisë, Greqisë dhe me sekretarin e përgjithshëm të OKB me të cilët diskutoi për çështje dypalëshe, rajonale dhe ndërkombëtare. Përveç kësaj presidenti iranian pati takime me shoqërinë myslimanë dhe dijetarët amerikanë. Me këtë rast presidenti i Republikës Islamike të Iranit vonesat e Amerikës në zbatimin e marrëveshjes bërthamore e cilësoi gabim strategjik që duhet të përfundojë menjëherë. Më herët presidenti i Republikës Islamike të Iranit mori pjesë në takimin e krerëve të grupit NAM në Venezuelë dhe më pas vizitoi Kubën ku u takua me Fidel dhe Raul Kastro president i këtij vendi.