Kryetari i Parlamentit të Kenias arriti në Teheran
Shtator 23, 2016 09:58 Europe/Tirane
Xhastin Mutori, kryetari i Parlamentit të Kenias, sot arriti për një vizitë në Teheran.
Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve njoftoi se Amir Abdulahjan, asistenti special i kryetarit të Parlamentit të Iranit për çështje ndërkombëtare, ka pritur në aeroport kryetarin e Parlamentit të Kenias. Gjatë kësaj vizite e cila zhvillohet me ftesë të kryetarit të Parlamentit Islamik të Iranit, do të diskutohen marrëdhëniet parlamentare dhe bilaterale të të dy vendeve, si dhe zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare. Çështjet përkatëse me zhvillimin në kontinentin e Afrikës, siguria, lufta kundër terrorizmit dhe ekstremizmit, janë tema të tjera që do të shqyrtohen gjatë kësaj vizite.
Tags