Zarif: Disa vende legjitimitetin e vetë e konsiderojnë të varur nga Amerika
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i29017-zarif_disa_vende_legjitimitetin_e_vetë_e_konsiderojnë_të_varur_nga_amerika
Ministri i punëve të jashtme të Iranit deklaroi se disa vende të rajonit të Lindjes së Mesme legjitimitetin e tyre e konsiderojnë të varur nga ombrella e mbështetjes amerikane.
(last modified 2026-05-02T13:06:07+00:00 )
Shtator 25, 2016 03:32 Europe/Tirane
  • Zarif: Disa vende legjitimitetin e vetë e konsiderojnë të varur nga Amerika

Ministri i punëve të jashtme të Iranit deklaroi se disa vende të rajonit të Lindjes së Mesme legjitimitetin e tyre e konsiderojnë të varur nga ombrella e mbështetjes amerikane.

Z. Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit të shtunën në takim me iranianët me qëndrim në Amerikë që u zhvillua në Nju Jork, shtoi se sjelljet dhe veprimet e disa vendeve të rajonit siç është Arabia Saudite janë në atë mënyrë që qeveritë e tyre bëjnë çdo përpjekje vetëm e vetëm për të fituar mbështetjen e Amerikës ose për të mos e humbur këtë mbështetje. Shefi i diplomacisë iraniane theksoi se qeveritë si ajo e Arabisë Saudite kanë nevojë për të huajt në mënyrë që të sigurohet siguria e tyre, ndërsa qytetarët e këtyre vendeve nuk kanë një nevojë të tillë. Ky është dallimi i Iranit me këto vende. Zarif në vazhdim vuri në dukje sigurinë në Republikën Islamike të Iranit dhe deklaroi: "Në kohën kur e gjithë bota është e brengosur për Lindjen e Mesme, për trazirat, ekstremizmin dhe radikalizmin që do të ndikojë në botë, në Iran mbretëron siguria e plotë". Ministri i punëve të jashtme të Iranit saktësoi se populli i Iranit pavarësisht të gjitha presioneve dhe kërcënimeve, kurrë nuk është përulur para askujt dhe arsye për këtë është fakti se "populli i Iranit" është siguria dhe siguria e Iranit buron nga brenda.