Ekipi iranian në futsal kualifikohet në gjysmëfinale të kampionatit botëror
Shtator 25, 2016 03:53 Europe/Tirane
Ekipi iranian në futsal me fitoren kundër Paraguait me rezultatin 4-3, pas 24 viteve u kualifikua në gjysmëfinale të kampionatit botëror të këtij sporti.
Ekipi kombëtar i Iranit në futsal të dielën në mëngjes ka zhvilluar ndeshjen e fazës çerekfinale në kampionatin botëror të futsalit që po zhvillohet në Kolombi duke luajtur përball Paraguait ku fitoi ndeshjen me rezultat 4-3 dhe u kualifikua në fazën e gjysmëfinales. Ekipi iranian që më parë kishte eliminuar ekipe të forta si Brazilin, në fazën e gjysmëfinales duhet të përballet kundër fituesit të ndeshjes mes Rusisë dhe Spanjës.
Tags