Admiral Sajari: Anijet iraniane do të shkojnë për vizitë në Itali
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i29062-admiral_sajari_anijet_iraniane_do_të_shkojnë_për_vizitë_në_itali
Komandanti i forcave detare të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit, vuri në dukje vizitën e anijeve iraniane në portet e Italisë.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Shtator 25, 2016 09:21 Europe/Tirane
  • Admiral Sajari: Anijet iraniane do të shkojnë për vizitë në Itali

Komandanti i forcave detare të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit, vuri në dukje vizitën e anijeve iraniane në portet e Italisë.

Admiral Habibullah Sajari, në kuadër të ceremonisë për diplomimin e studentëve të akademistë ushtarake të Iranit ka thënë: Forcat detare të ushtrisë iraniane ditën e shtunë kanë pritur një destrojer italian dhe kjo ishte një eveniment i rëndësishëm që tregon se vendet evropiane kërkojnë lidhje detare me Iranin. Sa i përket situatës së njësitit detar 43 të forcave detare të Iranit, admiral Sajari tha: Për momentin ky njësit detar ndodhet për mision në fillim të gjirit Aden. Komandanti i forcave detare të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit ndër të tjera shtoi: Irani ka dërguar një njësit anijesh të paqes dhe miqësisë të përbërë nga 2 destrojerë, një anije me forca detare, një anije të mbështetjes logjistike dhe një helikopter për të vizituar portet e Pakistanit dhe për të garantuar sigurinë në zonat me rrezikshmëri të lartë.