Kryetari i Agjencisë së Energjisë Atomike të Iranit arrin në Vjenë
Shtator 25, 2016 16:14 Europe/Tirane
Kryetari i Agjencisë së Energjisë Atomike të Iranit ka mbërritur sot në Vjenë ku do të marrë pjesë në konferencën publikë të ANEA.
Ali Akbar Salehi, kryetari i Agjencisë së Energjisë Atomike të Iranit do të marrë pjesë në këtë konferencë ku do të jenë të pranishëm përfaqësuesit e 168 vendeve të botës dhe ku do të diskutohet mbi çështjet e shfrytëzimit paqësor të energjisë bërthamore, mbi caktimin e buxhetit të ANEA, mbi zgjedhjen e anëtarëve të KG të ANEA dhe mbi çështje të tjera. Gjithashtu, më 28 dhe 29 Shtator në Vjenë do të organizohet takimi shkencor me temë “Teknologjia bërthamore për qëllimet e zhvillimit të qëndrueshëm”.
Tags