Zarif: Amerika ka premtuar se nuk do të ndëshkojë bankat evropiane
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i29146-zarif_amerika_ka_premtuar_se_nuk_do_të_ndëshkojë_bankat_evropiane
Ministri i punëve të jashtme të Iranit deklaroi se Amerika ka premtuar të mos ndëshkojë ato banka evropiane të cilat kanë lehtësuar kryerjen e transaksioneve bankare me bankat e Iranit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 26, 2016 04:26 Europe/Tirane
  • Zarif: Amerika ka premtuar se nuk do të ndëshkojë bankat evropiane

Ministri i punëve të jashtme të Iranit deklaroi se Amerika ka premtuar të mos ndëshkojë ato banka evropiane të cilat kanë lehtësuar kryerjen e transaksioneve bankare me bankat e Iranit.

Muhamed Xhavad Zarif në një intervistë me agjencinë Kiodo të Japonisë në Nju Jork, ka thënë: "Në takim me homologun e tij amerikan Xhon Kerri, nga ai ka marrë premtime serioze se pala amerikane do të bëjë më shumë përpjekje për mënjanimin e shqetësimeve të bankave evropiane në lidhje me këtë çështje. Edhe pse Amerika pretendon se ka inkurajuar të gjitha palët joamerikane për shkëmbime tregtare me Iranin, mirëpo ne besojmë se ky nivel i veprimeve nuk është i mjaftueshëm, prandaj kërkojmë nga pala amerikane që të marrë më shumë masa për mënjanimin e shqetësimeve të institucioneve të huaja dhe sidomos bankave për kryerjen e aktiviteteve ekonomike me Iranin". Vlen të theksohet se në qershor të vitit 2015 Irani dhe Grupi 5+1 arritën marrëveshjen bërthamore në të cilën është rënë dakord se në shkëmbim të kufizimit të programit bërthamor të Iranit, të hiqen sanksionet ekonomike dhe bankare kundër Iranit. Ministri i punëve të jashtme të Iranit në këtë intervistë kërkoi nga kompanitë japoneze që të ndjekin me seriozitet më të madh çështjet tregtare dhe ekonomike të tyre me Iranin, sidomos kur merret parasysh fakti se Irani është i interesuar në masë të madhe për të blerë avionë të vegjël të transportit civil nga kompania Mitsubishi e Japonisë. Qeveria e Japonisë në janar të vitit të kaluar ka hequr sanksionet e saj kundër Iranit dhe me nënshkrimin e një kontrate për investim dypalësh me iranianët, ka inkurajuar kompanitë japoneze për zgjerimin e bashkëpunimeve tregtare me kompanitë iraniane.