Larixhani: Amerika përkrahëse e grupeve terroriste
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i29209-larixhani_amerika_përkrahëse_e_grupeve_terroriste
Kryetari i Parlamentit të Iranit deklaroi se SHBA duke bombarduar pozicionet e ushtrisë siriane dëshmoi qartë se është në anën e terroristëve.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shtator 26, 2016 20:54 Europe/Tirane
  • Larixhani: Amerika përkrahëse e grupeve terroriste

Kryetari i Parlamentit të Iranit deklaroi se SHBA duke bombarduar pozicionet e ushtrisë siriane dëshmoi qartë se është në anën e terroristëve.

Ali Larixhani, kryetar i Parlamentit të Iranit, në takimin e zhvilluar sot në Teheran me kryetaren e Parlamentit të Sirisë znj. Hedije Abas, kritikoi qëndrimet dyfytyrëshe të disa vendeve në luftën kundër terrorizmit. Pas këtij takimi, kryeparlamentarët e Iranit dhe të Sirisë mbajtën një konferencë të përbashkët për mediat. Në këtë konferencë, z. Ali Larixhani theksoi se sulmi i fundit i forcave ajrore amerikane ndaj ushtrisë siriane tregoi se Uashingtoni mashtron kur bëhet fjalët për luftën kundër terrorizmit dhe praktikisht është rreshtuar në anën e grupeve terroriste. Duke theksuar se Irani, që në fillim ka qenë i mendimit se kriza siriane ka vetëm rrugëzgjidhje politike dhe jo ushtarake, kryeparlamentari iranian shtoi:” Disa vende në arenën ndërkombëtare dhe rajonale ndezën zjarrin e luftës në Siri dhe koha po dëshmon se këto vende nuk dëshirojnë përfundimin e konfliktit në Siri.” Ai shprehu besimin se pas 5 viteve të konfliktit të përgjakshëm, vendet përkrahëse të grupeve terroriste do të kenë nxjerrë mësim dhe të kenë kuptuar se terrorizmi nuk kërcënon vetëm Sirinë, por edhe Europën dhe Amerikën. Nga ana e saj, kryetarja e Parlamentit të Sirisë i shprehu mirënjohjen qeverisë dhe popullit të Iranit dhe theksoi: “Nëse nuk do të ishte Irani, Siria, si shtet, si popull dhe si ushtri, nuk do kishte mundur të rezistonte.” Hedije Abas shtoi:” Lufta iu imponua Sirisë para 5 vitesh nga 80 shtete të botës dhe gjatë kësaj lufte janë shkatërruar të gjitha trashëgimitë kulturore, historike dhe civilizuese të Sirisë.”