Kriza e Sirisë nuk ka zgjidhje ushtarake
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i29248-kriza_e_sirisë_nuk_ka_zgjidhje_ushtarake
Sekretari për çështje arabe dhe afrikane në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Iranit deklaroi se kriza e Sirisë nuk ka rrugëzgjidhje ushtarake.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Shtator 27, 2016 05:04 Europe/Tirane
  • Kriza e Sirisë nuk ka zgjidhje ushtarake

Sekretari për çështje arabe dhe afrikane në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Iranit deklaroi se kriza e Sirisë nuk ka rrugëzgjidhje ushtarake.

Husein Xhabari Ansari, sekretari për çështje arabe dhe afrikane në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Iranit, gjatë një interviste me kanalin 2 të televizionit shtetëror të Iranit, tha se për të dalë nga kriza aktuale e Sirisë nuk ekziston rrugë tjetër, përveç vendimit të qytetarëve të këtij vendi për të ardhmen e tyre. Zgjatja e krizës së Sirisë është shkak i bindjes së disa akterëve politikë të rajonit të cilët pretendojnë se rrugëzgjidhja e krizës së Sirisë është ushtarake. Kriza e Sirisë nga një çështje siriane ose rajonale u shndërrua në një çështje ndërkombëtare dhe shtimi i akterëve politikë në Siri është bërë shkak për komplikimin më shumë të kësaj krize,- shtoi ndër të tjera Husein Xhaberi Ansari.