Zgjerimi i bashkëpunimit Iran-Rusi në fushën e shëndetësisë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i29527-zgjerimi_i_bashkëpunimit_iran_rusi_në_fushën_e_shëndetësisë
Bashkëpunimi mes Iranit dhe Rusisë në fushën e shëndetësisë është shtuar.
(last modified 2026-03-28T22:46:51+00:00 )
Shtator 30, 2016 08:12 Europe/Tirane
  • Zgjerimi i bashkëpunimit Iran-Rusi në fushën e shëndetësisë

Bashkëpunimi mes Iranit dhe Rusisë në fushën e shëndetësisë është shtuar.

Kështu deklaroi Veronika Skvorsova ministre e shëndetësisë së Rusisë e cila në takimin që pati me Sejed Hasan Gazizade Hashemi ministër i shëndetësisë së Republikës Islamike të Iranit tha se bashkëpunimi bilateral në sektorin e shëndetësisë është shtuar shumë gjatë dy viteve të fundit. Ministrja e shëndetësisë së Rusisë tha se zgjerimi i bashkëpunimit nuk ka qenë vetëm në letër por edhe në praktikë. Ajo tha se gjatë kësaj periudhe janë organizuar 3 takime në Moskë dhe Teheran dhe janë nënshkruar 2 marrëveshje bashkëpunimi dhe njëkohësisht shpresoi që ministri iranian i shëndetësisë të ketë sukses në programet dhe simpoziumet e tij. Vlen të theksohet se të premten ministri i shëndetësisë së Republikës Islamike të Iranit Sejed Hasan Gazizade Hashemi u takua me Sergei Pasib ministër i industrisë dhe tregtisë së Rusisë ku nënshkroi 11 marrëveshje bashkëpunimi mes dy vendeve.