Marrëveshje bashkëpunimi mes institutit të vakëfeve të Iranit dhe Bosnjës
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i29539-marrëveshje_bashkëpunimi_mes_institutit_të_vakëfeve_të_iranit_dhe_bosnjës
Irani dhe Bosnja kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunime mes instituteve të vakëfeve.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Shtator 30, 2016 04:43 Europe/Tirane
  • Marrëveshje bashkëpunimi mes institutit të vakëfeve të Iranit dhe Bosnjës

Irani dhe Bosnja kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunime mes instituteve të vakëfeve.

Marrëveshja është nënshkruar mes Ali Muhamedi kreu i institutit të vakëfeve dhe çështjeve të bamirësisë së Iranit dhe Senaid Zajimuvic kryetar i institutit të vakëfeve të Bosnjës. Z. Muhamed i cili ndodhet për një vizitë në Bosnjë, tha se kjo marrëveshje konsiston në shkëmbimin e eksperiencave në çështjen e vakëfeve si dhe përdorimi i kapaciteteve të të dy vendeve në fushën e shkencës, hulumtimeve dhe zgjerimin e bashkëpunimit të përbashkët në këtë sektor. Organizimi i seminareve dhe i takimeve dypalëshe, ngritja e kurseve të veçanta arsimore për ringjalljen dhe ngritjen e kapacitetit të vakëfeve, mbështetja në planet hulumtuese të përbashkëta mbi vakëfet, shkëmbimi i eksperiencave në ruajtjen e dokumenteve dhe bashkëpunimi mes instituteve bamirëse si organizatave jo qeveritare, janë disa nga pikat e marrëveshjes mes instituteve të vakëfeve të Iranit dhe Bosnjës.