Forcat e rendit kanë prani të fuqishme në kufijtë e Iranit
Komandanti i forcave të rendit të RII deklaroi se këto forca, në kuadër të përballjes me kërcënimet e grupeve terroriste e takfiriste, kanë prani të fuqishme në kufijtë e Iranit.
Gjeneral Major Husein Ashtari, komandant i forcave të rendit të RII, duke folur para faljes së namazit të së premtes në Teheran, theksoi se nëse grupet terroriste, takfiriste, selefiste, anti—evolucionare dhe bandat e trafikut të drogës afrohen në kufijtë e Iranit, forcat iraniane të rendit do t’u japin atyre përgjigjen e nevojshme e të prerë. Komandanti i forcave të rendit të RII tha se Irani ka një vijë kufitare mbi 1700 km dhe në ruajtjen e kufijve, përveç forcave të rendit, kontribuojnë edhe forcat popullore, forcat e ushtrisë dhe forcat e Gardës Revolucionare.