Renault do të prodhojë 150 mijë automobila në vit në Iran
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i29599-renault_do_të_prodhojë_150_mijë_automobila_në_vit_në_iran
Ministri i Industrisë dhe Minierave të RII deklaroi se Irani ka nënshkruar një kontratë me kompaninë franceze Renault për prodhimin çdo vit të 150 mijë automobilave në Iran.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shtator 30, 2016 19:49 Europe/Tirane
  • Renault do të prodhojë 150 mijë automobila në vit në Iran

Ministri i Industrisë dhe Minierave të RII deklaroi se Irani ka nënshkruar një kontratë me kompaninë franceze Renault për prodhimin çdo vit të 150 mijë automobilave në Iran.

z. Muhamed Reza Nematzade deklaroi se kjo kontratë është nënshkruar sot në ditën e dytë të Panairit të automobilave në Paris. Dy modelet e Renault që do të prodhohen në Iran në vitin 2018 do të jenë Symbol dhe Duster. Kompania Renault ka deklaruar se ka si qëllim që në vitin 2018 të prodhojë në Iran 350 mijë automobila të tipeve të ndryshme. Sipas kontratës, për herë të parë në Iran qendrat e shpërndarjes, shitjes dhe shërbimet pas shitjes janë marrë përsipër nga kompania Renault.