India dhe Pakistani të vetëpërmbahen
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i29605-india_dhe_pakistani_të_vetëpërmbahen
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Republikës Islamike të Iranit ka kërkuar nga India dhe Pakistani të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të evitojnë thellimin e tensioneve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 30, 2016 16:51 Europe/Tirane
  • India dhe Pakistani të vetëpërmbahen

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Republikës Islamike të Iranit ka kërkuar nga India dhe Pakistani të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të evitojnë thellimin e tensioneve.

Behram Kasemi, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Republikës Islamike të Iranit, duke shprehur shqetësimin e thellë për tensionimin e marrëdhënieve mes Indisë dhe Pakistanit, theksoi: ”Irani kërkon nga dy vendet fqinje dhe mike të tij që të evitojnë çdo veprim që nxit tensionet dhe të përdorin mjetet politike për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes tyre.” Në vazhdim ai tha se tensionimi i marrëdhënieve mes Indisë dhe Pakistanit e shton rrezikun e aktiviteteve të grupeve terroriste në rajon. Dje,  ushtria e Indisë ka ndërmarrë sulme kundër militantëve të dyshuar në kufirin e kontestuar me Pakistanin në Kashmir. Situata mes dy vendeve është tensionuar që pas sulmit mbi një bazë ushtarake indiane në Kashmir, që la të vdekur 18 ushtarë, më herët gjatë këtij muaji. India fajësoi Pakistanin si përgjegjës të sulmit, që konsiderohet ndër më vdekjeprurësit e këtij viti. Zyrtarë të ushtrisë pakistaneze thanë se luftimet kishin vazhduar për rreth 6 orë dhe dy ushtarë pakistanezë janë vrarë dhe 6 të tjerë janë plagosur. Konflikti mes Nju Delhit dhe Islamabadit në lidhje me Kashmirin, në 83 ditët e fundit ka shkaktuar rreth 100 të vrarë dhe 9 mijë të plagosur, ndërsa 3500 persona janë arrestuar.