Irani dhe Greqia zgjerojnë bashkëpunimet e tyre
Valiullah Sejf, guvernatori i Bankës Qendrore të Iranit i vlerësoi të mira marrëdhëniet tregtare dhe ekonomike të Iranit dhe Greqisë.
Agjencia IRNA e lajmeve njoftoi se Valiullah Sejf, guvernatori i Bankës Qendrore të Iranit i cili me ftesë të homologut të tij grek ka zhvilluar një vizitë në Athinë, para se të largohet nga ky vend, i vlerësoi pozitivisht bisedimet e tij me autoritetet e Greqisë dhe deklaroi: "Të dy vendet kanë vullnetin e duhur dhe janë të përqendruar në zgjerimin e bashkëpunimeve të tyre në sfera të ndryshme ekonomike dhe tregtare. Perspektiva e marrëdhënieve dhe e zgjerimit të bashkëpunimeve mes të dy vendeve është e qartë dhe Greqia përkrah zgjerimin e bashkëpunimeve bankare dhe tregtare me Iranin. Republika Islamike e Iranit pas marrëveshjes bërthamore, është përkushtuar në zgjerimin e bashkëpunimeve bankare me vendet mike dhe për këtë arsye një delegacion i lartë i drejtuesve dhe funksionarëve të lartë bankar të Iranit më shoqëroi mua gjatë kësaj vizite dhe ka zhvilluar bisedime konstruktive me funksionarë bankarë të Greqisë. Vendi i Greqisë duke marrë parasysh kushtet ekonomike dhe rajonale, mund të ketë bashkëpunim të mirë ekonomik me Iranin dhe të bëhet një partner i mirë tregtar i Iranit sepse zgjerimi i bashkëpunimeve ekonomike është në interes të të dy popujve të Iranit dhe Greqisë. Irani dhe Greqia mund të kenë bashkëpunim të gjerë në të gjitha fushat",- tha ndër të tjera Valiullah Sejf, guvernatori i Bankës Qendrore të Iranit.