Dokumentar i kanalit Press Tv mbi selinë e grupit terrorist Munafekin
Kanali Tv iranian në gjuhën angleze Press Tv, ka përgatitur një dokumentar me titull «The Secrets Behind Auvers-sur-Oise» (Sekretet pas Auvers-sur-Oise).
z. Rezaji, drejtori i sektorit të dokumentarëve të kanalit Press Tv në lidhje me këtë film dokumentar, thotë: ”Selia e grupit terrorist Munafekin (MEK) ndodhet në zonën Auvers-sur-Oise, 30 km larg Parisit. Ky dokumentar investigativ trajton kushtet e pranisë së grupit terrorist Munafekin në këtë rajon të Francës si dhe shqetësimet e banorëve të kësaj zonë nga prania e terroristëve atje. Deri tani janë zhvilluar shumë protesta ndaj pranisë së MEK në këtë zonë dhe banorët kanë kundërshtuar përkrahjen e bashkisë së Auvers-sur-Oise dhe të funksionarëve francezë për praninë sekrete të grupit terrorist Munafekin. Në dokumentar janë përfshirë edhe intervista me banorë të zonës, aktivistë të të drejtave të njeriut, ekspertë, persona të ndarë nga ky grup si dhe me të afërm të viktimave të këtij grupi terrorist. Në këtë dokumentar që zgjat 52 minuta dhe që është prodhuar nga Press Tv në vitin 2016, prezantohen edhe prapaskenat e konferencave boshe të grupit terrorist Munafekin. Regjisorja dhe producentja e këtij filmi është Martina Magmel.