Presidenti uron ekipin iranian të futsalit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i29746-presidenti_uron_ekipin_iranian_të_futsalit
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit uroi ekipin iranian të futsalit për renditjen e tretë në kampionatin botëror të këtij sporti.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 02, 2016 03:56 Europe/Tirane
  • Presidenti uron ekipin iranian të futsalit

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit uroi ekipin iranian të futsalit për renditjen e tretë në kampionatin botëror të këtij sporti.

Hasan Ruhani presidenti i Republikës Islamike të Iranit në faqen e tij në Twitter uroi ekipin kombëtar iranian në futsal dhe tha: U uroj suksese të mëtejshme trajnerëve dhe sportistëve të ekipit kombëtar të futsalit për renditjen në vendin e tretë në kampionatin botëror Futsal-2016. Kjo fitore është burime krenarie për kombin iranian tha në fjalën e tij presidenti Ruhani. Ekipi iranian i futsalit duke mposhtur ekipin e Portugalisë u rendit i treti në kampionatin botëror në futsal (FIFA Futsal World Cup 2016) që zhvillohet në Kolumbi. Loja e rregullt përfundoi me rezultatin e barabartë 2:2 dhe në gjuajtjen e penalltive, lojtarët iranianë u treguan më të saktë duke fituar 4:3. Në këtë kampionat ekipi iranian bëri një figurë shumë të mirë duke eliminuar në çerekfinale 5 herë kampionin e botës Brazilin, por në gjysmëfinale u mund nga ekipi i Rusisë me rezultat 4:3. Kampioni i botës do të përcaktohet nga takimi midis Rusisë dhe Argjentinës që sapo ka filluar.