Irani mund të posedojë 130 ton ujë të rëndë
Kryetari i Agjencisë për Energji Atomike të Iranit deklaroi se deri më tani 32 ton ujë të rëndë të Iranit u janë shitur Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve njoftoi se Ali Akbar Salehi, kryetari i Agjencisë për Energji Atomike të Iranit, të dielën tha se kompanitë evropiane, gjermane dhe franceze kanë kërkuar gjithashtu të blejnë ujin e rëndë nga Irani, ndërsa edhe Irani ka deklaruar gatishmërinë e tij në këtë drejtim. Ai shtoi se në bazë të marrëveshjes bërthamore, Irani mund të ketë 130 ton ujë të rëndë të rezervave strategjike dhe pjesën tjetër të prodhuar duhet ta shesë në tregun botëror dhe në këtë drejtim 38 ton ujë të rëndë të Iranit i janë shitur Rusisë. Republika Islamike e Iranit ka kapacitetin e duhur për prodhimin e 20 ton ujë të rëndë në vit dhe kjo është në kohën kur kjo kuotë do të shtohet shumë fish më tepër në vitet e ardhshme. Irani aktualisht është një prodhues i madh i ujit të rëndë në botë dhe ky resurs konsiderohet një rezervë strategjike shumë e rëndësishme.