Tërësia territoriale e Sirisë duhet të mbrohet
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i29824-tërësia_territoriale_e_sirisë_duhet_të_mbrohet
Këshilltari i lartë i Liderit suprem të Revolucionit islamik, deklaroi se rrugëzgjidhja e vetme e krizës në Siri është respektimi i vullnetit të popullit sirian dhe ruajtja e tërësisë territoriale të Sirisë.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Tetor 02, 2016 17:25 Europe/Tirane
  • Tërësia territoriale e Sirisë duhet të mbrohet

Këshilltari i lartë i Liderit suprem të Revolucionit islamik, deklaroi se rrugëzgjidhja e vetme e krizës në Siri është respektimi i vullnetit të popullit sirian dhe ruajtja e tërësisë territoriale të Sirisë.

z. Ali Akbar Velajati, këshilltari i lartë i Liderit suprem të Revolucionit islamik, në takimin e zhvilluar sot në Teheran me Derrick van der Malen, kryetar i komisionit për marrëdhënie me jashtë të parlamentit të Belgjikës, theksoi se respektimi i tre principeve themelore si ruajtja e tërësisë territoriale të Sirisë, ndalja e ndërhyrjeve të fuqive të huaja në Siri dhe njohja e qeverisë legjitime të Bashar Asad, do të ndihmojë në dhënien fund të krizës në Siri. z. Velajati duke theksuar se vendet që kanë përkrahur grupet terroriste e takfiriste në rajon, kanë bërë llogari të gabuara, shtoi se ata kurrë nuk e besonin se populli dhe qeveria legjitime e Sirisë do të rezistonin për 6 vite përballë agresionit të grupeve terroriste dhe ndërhyrjeve të fuqive të huaja. Nga ana e tij, kryetar i komisionit për marrëdhënie me jashtë të parlamentit të Belgjikës, duke theksuar nevojën e krijimit të një koalicioni të kryesuar nga OKB për zgjidhjen e krizës siriane, shtoi se Belgjika ashtu si Irani, është e mendimit se kriza në Siri nuk ka zgjidhje ushtarake.