Irani dhe Belgjika zgjerojnë marrëdhëniet parlamentare
Kryetari i Parlamentit të Iranit z. Ali Larixhani dhe kryetari i komisionit për marrëdhënie me jashtë të Parlamentit të Belgjikës, Derrick van der Malen, në takimin e zhvilluar sot në Teheran, shprehën vullnetin e dyja vendeve për zgjerimin e marrëdhënieve ndërparlamentare.
z. Larixhani, theksoi se Parlamenti i Iranit përkrah fuqishëm zgjerimin e marrëdhënieve mes dy vendeve në të gjitha fushat, e në veçanti në sektorin e ekonomisë dhe tregtisë. Kryetari i Parlamentit islamik të Iranit z. Ali Larixhani, duke kritikuar qëndrimin dyfytyrësh të perëndimit ndaj cështjes së të drejtave të njeriut, theksoi se vendet perëndimore injorojnë krimet 70 vjeçare të regjimit sionist ndaj popullit palestinez, apo masakrimin e popullit jemenas nga regjimi Al Saud, ndërsa me pretekste të pabaza kritikojnë disa vende si Irani për shkelje të të drejtave të njeriut dhe ky qëndrim është i papranueshëm. Duke shprehur shqetësimin mbi krizat në disa vende të rajonit, kryeparlamentari iranian tha: Për fat të keq, Amerika dhe aleatët e saj rajonalë po e shfrytëzojnë terrorizmin si mjet për realizimin e qëllimeve të tyre dhe nuk kanë vullnetin serioz për të zhdukur këtë fenomen të rrezikshëm. Nga ana e tij, Derrick van der Malen, kryetar i komisionit për marrëdhënie me jashtë të Parlamentit të Belgjikës, theksoi se Belgjika ka vullnetin serioz për zgjerimin e marrëdhënieve me Iranin në të gjitha fushat, sepse e konsideron Iranin si një vend të rëndësishëm dhe historik në rajon dhe në botë. Derrick van der Malen shtoi se Belgjika kundërshton masakrimin e njerëzve të pafajshëm në Palestinë, Siri, Jemen e në vende të tjera të rajonit dhe ashtu si Irani, thekson në zgjidhjen politike dhe paqësore të krizave në rajon.