Gjermania optimiste për heqjen e sanksioneve të Amerikës kundër Iranit
Sigmar Gabriel, ministri i ekonomisë së Gjermanisë gjatë vizitës në Iran është deklaruar optimist për reduktimin dhe heqjen e sanksioneve ekonomike të Amerikës kundër Republikës Islamike të Iranit.
Sigmar Gabriel të hënën në fjalimin e tij në ceremoninë e hapjes së takimit ekonomik në Teheran, kujtoi zotimet e Amerikës për tu dhënë fund sanksioneve në mënyrë efikase kundër Iranit në shkëmbim të veprimeve të qeverisë iraniane në fushën e programit atomik. Sipas Muhamed Khazai, zv/ministrit të ekonomisë së Iranit, gjatë vizitës dyditore të Sigmar Gabriel në Iran, do të nënshkruhen 10 marrëveshje ekonomike mes dy vendeve. Shumë drejtues të kompanive gjermane e shoqërojnë ministrin e ekonomisë së Gjermanisë gjatë kësaj vizite. Vazhdimi i sanksioneve të Amerikës kundër Iranit dhe disa shqetësime përkatëse më sferën politike deri më tani janë bërë pengesë për rifillimin e shkëmbimeve tregtare dhe ekonomike mes Teheranit dhe Berlinit.