Tetor 03, 2016 21:05 Europe/Tirane
  • Irani dhe Gjermania zgjerojnë bashkëpunimin në sektorin e energjisë dhe ujit

RII dhe Gjermania do të zgjerojnë bashkëpunimin dypalësh në sektorin e energjisë elektrike, energjive të riciklueshme dhe në menaxhimin e ujërave.

Z. Hamid Chitchian, ministër i energjisë i RII, në takimin e zhvilluar sot në Teheran me zv/kancelarin dhe ministrin gjerman të ekonomisë Zigmar Gabriel, theksoi se mes Iranit dhe Gjermanisë ekzistojnë fusha të shumta bashkëpunimi, e në veçanti në fushën e prodhimit të energjisë elektrike, të energjive të riciklueshme dhe të menaxhimit të ujërave dhe në këtë bashkëpunim duhet të përfshihen edhe kompanitë private. Ai shtoi se funksionarët e dyja vendeve janë të vendosur për zgjerimin e mëtejshëm të marrëdhënieve Teheran-Berlin në të gjitha fushat. Ministri iranian i energjisë tha se qeveria e RII pret nga qeveria gjermane që në kuadër të zgjerimit të marrëdhënieve dypalëshe të veprojë sa më shpejtë për eliminimin e pengesave bankare mes dy vendeve.

 

Tags