Dehkani: 17 vende akoma janë nën kolonializëm
Gholamhusein Dehkani, ambasador dhe zv/përfaqësuesi i Republikës Islamike të Iranit në OKB, deklaroi se 17 vende të botës akoma kanë mbetur nën pushtetin kolonialist, prandaj OKB duhet të kryejë përgjegjësinë e saj.
Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve njoftoi se Gholamhusein Dehkani të hënën gjatë një fjalimi në komitetin politik për dekolonializim në AP të OKB, theksoi nevojën e shtimit të veprimeve për çlirimin e popujve të vendeve nën pushtetin kolonialist dhe gjithashtu nevojën për të ndihmuar ata që të gëzojnë të drejtën për caktimin e fatit të vet. Ai me këtë rast kritikoi OKB-në për mos kryerjen e përgjegjësisë së vet në këtë drejtim, për arsye se përpjekjet e bëra nuk kanë shënuar progresin e duhur dhe 17 vende të botës akoma kanë mbetur nën pushtetin kolonialist. Gholamhusein Dehkani gjithashtu deklaroi: "Kolonializmi në çfarëdo forme që të jetë duke përfshirë kolonializmin politik, shoqërore dhe shfrytëzimin ekonomik, është në kundërshtim të plotë me Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe me dokumentet e tjera ndërkombëtare në lidhje me dhënien e pavarësisë këtyre vendeve, prandaj është e domosdoshme që OKB të bëjë veprime më efikase dhe më të shpjeta në procesin e dekolonializimit".