Bashkëpunimi shkencor i Iranit me institutin shkencor STS
Kryetari i institutit ndërkombëtar shkencor dhe teknologjik STS kërkoi zgjerimin e bashkëpunimeve shkencore me Republikën Islamike të Iranit.
Muhamed Farhadi ministër i shkencës, hulumtimeve dhe teknologjisë së Republikës Islamike të Iranit në kuadër të samitit të 13-të ndërkombëtare të asamblesë botërore për shkencë dhe teknologji, takim që u mbajt në Tokio të Japonisë, u takua me Kuxhi Umi themeluesit i institutit STS dhe mirëpriti kërkesën e tij për zgjerimin e bashkëpunimeve me Teheranin. Ministri iranian Farhadi tha se Irani për nga shkenca, hulumtimet dhe studimet ka kapacitete të shumta të cilat mund të shfrytëzohen për zgjerimin e bashkëpunimit ndërkombëtar me qendra si STS. nga ana e tij kreu i institutit ndërkombëtar STS tha se Irani është një vend progresist në fushën e shkencës dhe teknologjisë. Vlen të theksohet e instituti STS është themeluar në vitin 2004 dhe në zyrën qendrore të tij punojnë 81 përfaqësues nga 28 vende të botës mes tyre Republikës Islamike të Iranit.