Moderimi do të mbizotërojë mbi ekstremizmin
Fjalimi i presidentit të Republikës Islamike të Iranit, Hasan Ruhani në takimin e 71 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ka përfshirë pika të rëndësishme në lidhje me situatën që mbizotëron në rajonin e Lindjes së Mesme.
Ruhani ka përfaqësuar një vend të paqes dhe sigurisë i cili është shembullor në krahasim me të metat e sigurisë në rajon. Një vështrim i situatës së vendeve rreth Iranit tregon se qeveria e presidentit Ruhani ka adoptuar politika të jashtme të suksesshme të cilat mund të bëhen shembull për zgjidhjen e krizës humanitare në rajon. Në Irak, fuqitë e huaja janë duke nxitur jostabilitet. Terroristët e ISIS dhe amerikanët, si dhe fuqitë e tjera të huaja po kërkojnë realizimin e interesave të tyre në Irak. Arabia Saudite gjithashtu ka ndërhyrë në Irak dhe kostoja e aventurizmit saudit është duke u paguar nga populli i shtypur i Irakut që sapo ka shpëtuar nga diktatura e Sadam Huseinit. Situata e krijuar në Irak ëshët si rezultat i një sistemi të dobët politik në këtë vend, që hapi rrugën e krijimit të terrorizmit. Siria është kthyer në qendrën kryesore të konkurrencës midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të saj perëndimore nga njëra anë dhe Rusisë dhe aleatëve të saj nga ana tjetër. Me më shumë se 12 milionë refugjatë dhe gati një milion viktima në njerëz, Siria ka zënë vendin e parë pas Luftës së Dytë Botërore për numrin e masakrave. Libani dhe Palestina janë ende në situatë të lëkundur dhe agresionet e egra të regjimit izraelit janë ende një pengesë e madhe për botën myslimane. Si rezultat i paaftësisë së qeverive perëndimore, akoma nuk është krijuar një sistem i ri politik në Libi. Libia është sot shtëpia e terrorizmit. Politikat fëminore saudite drejt Jemenit dhe agresionet brutale në këtë vend të vogël arab, nuk kanë shtyrë sekretarin e përgjithshëm të OKB i cili është nën ndikimin e petro-dollarëve, të sigurojë një mbëhstetje sado të vogël për fëmijët e shtypur të Jemenit dhe për t'a futur Arabinë Saudite në listën e vendeve që kryejnë krime të luftës. Sot disa qeveri reaksionare arabe me në krye Arabinë Saudite, janë pengesa kryesore për sigurinë e rajonit. Në Bahrejn populli vazhdon të shypet nga ana e pushtetit i cili mbështetet nga fuqitë e huaja, i cili duke përdorur forcën, shtyp shumicën shiite e cila po bën përpjekje për të krijuar një sistem politik të dalë nga populli. Në fjalimin e tij në takimin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Presidenti iranian dr. Hasan Ruhani ka shprehur shqetësim për situatën rajonale, duke thënë se siguria është bërë një çështje globale në një situatë që këto vite fuqitë kryesore botërore janë fokusuar në shtypjen dhe ndërhyrjet ushtarake nën pretekstin e largimit të kërcënimeve të sigurisë për qytetarët e tyre. Padyshim terrorizmi i dhunshëm dhe ekstremist, i ka bërë fuqitë e mëdha të jenë përgjegjëse për aktin e gabuar të mbështetjes së grupeve terroriste gjatë 15 viteve të fundit. Terroristët shkuan aq larg duke pretenduar që të formonin një qeveri në Levant, Irak dhe Libi duke fshehur qëllimet e tyre të tmerrshme në bazë të dialogut fetar dhe me publikimin e mendimeve të ekstremizmit dhe takfirizmit, ata shfrytëzuan mirësitë fetare si mjet për dhunë dhe terror".