Vizita e presidentit të Republikës Islamike të Iranit në Vietnam
Hasan Ruhani, president i Republikës Islamike të Iranit, të mërkurën do të shkojë për një vizitë dyditore në Hanoi kryeqytetin e Vietnamit.
Presidenti Ruhani dhe Xhan Dai Guanng president i Vietnamit do të diskutojnë për mënyrën e forcimit të bashkëpunimit dypalësh në sektorë të ndryshëm. Gjatë vizitës së presidentit të Republikës Islamike të Iranit në Vietnam pritet të nënshkruhen disa marrëveshje bashkëpunimit në fushën e ekonomisë. Presidenti i Vietnamit ditën e martë në prag të vizitës së presidentit Ruhani në Hanoi, u takua me Saleh Adibi ambasador i Republikës Islamike të Iranit në Vietnam. Gjatë këtij takimi ai shprehu gatishmërinë e vendit të tij për të pritur presidentin e Republikës Islamike të Iranit dhe shpresoi që kjo vizitë të rezultojë me forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve. Pikat e përbashkëta mes Iranit dhe Vietnamit, hapin rrugën e zgjerimit të marrëdhënieve dypalëshe. Rezistenca e popullit të Vietnamit përballë agresorëve të huaj zë një pozitë të afërt me kombin iranian dhe krijon kushtet për zgjerimin e bashkëpunimit mes dy vendeve. Irani në rajonin strategjik të Azisë perëndimore dhe Vietnami në rajonin e rëndësishëm ekonomik në juglindje të Azisë kanë kapacitet të shumta ekonomike dhe politike për zgjerimin e marrëdhënieve mes tyre. Duke qenë se ndodhen në këto dy rajone të rëndësishme ekonomike, Irani dhe Vietnami mund të luajnë rolin e urës lidhëse dhe në këtë mënyrë mund të zgjerojnë bashkëpunimin mes tyre. Aksesi i Vietnamit në tregun e larmishëm të Azisë perëndimore dhe investimet e Iranit në tregun e madh dhe disa polesh të Azisë juglindore, varet tek konstruktiviteti i marrëdhënieve të të dy vendeve. Në këtë aspekt Irani dhe Vietnami luajnë rol katalizator të njëri tjetrit. Unioni i vendeve të Azisë juglindore ASEAN në të cilin anëtar është edhe Vietnami, përbën një treg të madh për Iranin dhe në këtë mes Vietnami është porta që mund të përdor Irani për tu futur në këtë treg të madh. Duke pasur parasysh heqjen e sanksioneve kundër Iranit pas zbatimit të marrëveshjes bërthamore, janë lehtësuar rrugët për hapjen e një faqe të re marrëdhëniesh dhe bashkëpunimi mes Iranit dhe Vietnamit që kanë lidhje 43 vjeçare. Irani dhe Vietnami mund të bashkëpunojnë në fushën e turizmit, transferimit të teknologjisë dhe teknikave inxhinierike, në ndërtimin e aeroporteve, hekurudhave dhe porteve, komunikacion, bujqësi, blegtori dhe në luftën kundër lëndëve narkotike dhe terrorizmit. Duke qenë se Irani ka një strategji të re për lindjen dhe duke qenë se Vietnami mbështetet në politikat e tij të pavarura, të dy vendet mund të jenë partnerë të sigurt për të krijuar një treg të ri dhe për të bashkëpunuar gjerësisht në fusha të ndryshme.