Guvernatori i Bankës Qendrore të Iranit bisedon me delegacionin Francez
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i30169-guvernatori_i_bankës_qendrore_të_iranit_bisedon_me_delegacionin_francez
Guvernatori i Bankës Qendrore të Iranit deklaroi se prania aktive ekonomike e huaj në Teheran luan një rol të rëndësishëm për inkurajimin e politikanëve evropianë në mënjanimin e pengesave për zhvillimin e marrëdhënieve tregtare me Iranin.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 05, 2016 11:59 Europe/Tirane
  • Guvernatori i Bankës Qendrore të Iranit bisedon me delegacionin Francez

Guvernatori i Bankës Qendrore të Iranit deklaroi se prania aktive ekonomike e huaj në Teheran luan një rol të rëndësishëm për inkurajimin e politikanëve evropianë në mënjanimin e pengesave për zhvillimin e marrëdhënieve tregtare me Iranin.

Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve njoftoi se Valiullah Sejf, guvernatori i Bankës Qendrore të Iranit, të mërkurën në takim me Karlos Tavares, kryetarin e bordit drejtues të kompanisë Peugeot që u zhvilluar në Teherna, deklaroi se atmosfera pas marrëveshjes bërthamore ka krijuar rast të përshtatshëm për zgjerimin e aktiviteteve ekonomike dhe Irani dhe Franca kanë kapacitete të gjera për zgjerimin e bashkëpunimit tregtar dypalësh, sidomos në fushën e industrisë së makinave. Irani gjithashtu ka karakteristikë të mirë në rajon për prodhimin e makinave franceze, prandaj rindërtimi i marrëdhënieve ndërkombëtare, sidomos me bankat evropiane është prioritet i rëndësishëm i Iranit dhe aktivistët ekonomikë francezë kanë rol të madh në këtë çështje. Ndërkohë Karlos Tavares në këtë takim bëri të ditur fillimin e partneritetit të kompanive të mëdha franceze të prodhimit të makinave si Peugeot dhe Citroen me kompanitë iraniane dhe deklaroi se prej tani të dy vendet mund të shfrytëzojnë rastin e krijuar për zgjerimin e marrëdhënieve tregtare.