Larixhani: Amerika dhe sionizmi, mbështetës së terrorizmit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i30172-larixhani_amerika_dhe_sionizmi_mbështetës_së_terrorizmit
Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit deklaroi se Amerika dhe sionistët në mënyrë të hapur po mbështesin terrorizmin.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 05, 2016 12:17 Europe/Tirane
  • Larixhani: Amerika dhe sionizmi, mbështetës së terrorizmit

Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit deklaroi se Amerika dhe sionistët në mënyrë të hapur po mbështesin terrorizmin.

Ali Larixhani, kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit, të mërkurën në seancën e Parlamentit tha se lufta e vendeve islamike të rajonit kundër terrorizmit dhe pasiguritë aktuale në Lindjen e Mesme, krijojnë kushtet më të mira për sigurinë regjimit sionist, ndërsa zhdukja e terrorizmit dhe sukseset e Iranit dhe të Hezbullahut të Libanit në rajon, do ta vendosin regjimin sionist në situatën më të vështirë. Amerika përkundër motove të pavërteta të saj, nuk ka kurrfarë vullneti për të luftuar kundër terrorizmit dhe ky vend ka qëllime më të mëdha në prapaskenën e luftës kundër terrorizmit në Lindjen e Mesme. Mes regjimit sionist dhe grupeve terroriste ekzistojnë lidhje të thella. Kryeparlamentari i Iranit tha se Republika Islamike e Iranit po bënë përpjekje që të shuajë trazirat dhe konfliktet në Lindjen e Mesme dhe për të kthyer qetësinë në vendet e përfshira nga lufta, ndërkohë që Amerika, regjimi sionist dhe disa vende arabe kërkojnë vazhdimin e krizave të sigurisë në Lindjen e Mesme.