Vizita e presidentit të RII në Vietnam
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i30214-vizita_e_presidentit_të_rii_në_vietnam
Presidenti i RII do të fillojë të mërkurën një vizitë dyditore në Vietnam, ku do të takohet me presidentin e Vietnamit z. Chan Dae Huang si dhe me funksionarë të tjerë të lartë të Vietnamit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 05, 2016 17:24 Europe/Tirane
  • Vizita e presidentit të RII në Vietnam

Presidenti i RII do të fillojë të mërkurën një vizitë dyditore në Vietnam, ku do të takohet me presidentin e Vietnamit z. Chan Dae Huang si dhe me funksionarë të tjerë të lartë të Vietnamit.

Dr. Hasan Ruhani do të marrë pjesë edhe në takimin e përfaqësuesve të sektorëve privatë të Iranit dhe të Vietnamit. Analistët politikë mendojnë se ekzistojnë mundësi të shumta për zgjerimin e marrëdhënieve mes Teheranit dhe Hanoit. Irani në rajonin strategjik të Azisë perëndimore dhe Vietnami në rajonin e rëndësishëm ekonomik të Azisë juglindore, kanë potenciale të larmishme ekonomike dhe politike dhe mund të shërbejnë si urë lidhëse mes dy rajoneve të rëndësishme. Prania e Vietnamit në tregun e larmishëm të Azisë perëndimore  si dhe prania e investitorëve iranianë në tregun e madh të Azisë juglindore, varet shumë nga bashkëpunimi konstruktiv mes dy vendeve. Në këtë kuadër Teherani dhe Hanoi janë duke luajtur një rol të rëndësishëm në nxitjen e bashkëpunimit të gjithanshëm mes dy vendeve dhe dy rajoneve. Me këtë rast, presidenti i RII duke theksuar se Irani i kushton një rëndësi të veçantë marrëdhënieve dhe bashkëpunimit me Azinë, shtoi se shekulli aktual u përket vendeve të Azisë. Dr. Hasan Ruhani, president i RII, duke parashtruar objektivat e vizitës së tij në Vietnam dhe në rajonin e Azisë lindore, theksoi se vendet fqinje dhe aziatike nga aspekti ekonomik, teknologjik, kulturor dhe shkencor, janë të rëndësishme për RII. Z. Ruhani tha se në Vietnam kanë ndodhur zhvillime pozitive në sektorin e ekonomisë dhe ky vend ka marrëdhënie të mira me Iranin, të cilat do të zgjerohen edhe më shumë në të ardhmen. Presidenti iranian theksoi se gjatë vizitës së tij në Malajzi do të diskutojë me funksionarët e këtij vendi në lidhje me ristrukturimin e marrëdhënieve dypalëshe në fushat e kulturës, shkencës, teknologjisë, ekonomisë dhe të çështjeve të rajonit e të botës islame. Presidenti Ruhani do të udhëtojë edhe në Tajlandë, ku do të marrë pjesë në konferencën e liderëve të vendeve anëtare të Asamblesë së dialogut dhe bashkëpunimit të Azisë “ACD”. Ai shtoi se gjatë kësaj konference do të shqyrtohen çështjet dhe objektivat  e vendeve aziatike në fushën e energjisë, telekomunikacionit, turizmit, sigurisë ushqimore, ujit, zhvillimit njerëzor dhe progresit të qëndrueshëm ekonomik. Faza e parë e turneut të z. Ruhani në Azi do të jetë vizita e tij në kryeqytetin Vietnamit Hanoi.